Dyshek

Dyshek

Dyshek

Si të zgjidhni dyshekun më të mirë për ju?

Si gjëja e parë që duhet të mbështesë trupin në një pozicion neutral, në të cilën shpina merr lakim natyral dhe pjesët e trupit të cilat janë nën presion të lartë, si fundshpina, këmbët, shpatullat dhe koka, të mbështeten në mënyrën e duhur.

Nëse dysheku është shumë i ngurtë, ai do t’i theksojë këto pika presioni dhe do të bëjë që, trupi të marrë një pozicion të pasaktë. Përkundrazi, nëse është shumë i butë, pikat e presionit të trupit nuk do të marrin mbështetjen më të përshtatshme. Të dy këto modele, mund t’ju bëjnë të zgjoheni të lodhur. Për këtë arsye, është mirë të zgjedhësh një dyshek ergonomik, të aftë për t’u përshtatur me kthesat e trupit tënd. Dyshek

Në përgjithësi, një model ose një markë nuk thuhet të jetë më e mirë se një tjetër, por një model mjaft i ngurtë, këshillohet për njerëzit që vuajnë nga dhimbja e shpinës.

Në fakt, një studim i kryer në Spanjë, që ka vëzhguar njerëzit të cilët vuanin prej vitesh nga dhimbjet pas shpinës, zbuloi se, në një shkallë që është vlerësuar nga 1 në 10 për ngurtësinë e dyshekut, njerëzit të cilët flinin në një produkt të mesëm (5.6 shkallë), në mëngjes ndienin më pak dhimbje, se ata që flinin në një produkt më të butë.

Dyshek

A është koha për një dyshek të ri?

Nga e dini, nëse shtrati ku po flini është pikërisht i duhuri? Nëse zgjoheni në mëngjes me pak dhimbje shpine, e cila zgjat nga 15 deri në 30 minuta. Do të thotë që, dysheku nuk është i përshtatshëm për ju.

I duhuri, në të vërtetë, është ai ku nuk ndien asnjë presion, pothuajse sikur të lëkundesh në ajër.

E njëjta vlen edhe për gratë shtatzëna, të cilat shpesh vuajnë nga dhimbje prapa. Të cilat, për këtë arsye, kërkojnë një dyshek të përshtatshëm.

Ekspertët sugjerojnë ta provoni dyshekun në dyqan, të shtriheni, në çdo produkt, në pozicionin që normalisht flini.

Ju duhet të kaloni të paktën 10 ose 15 minuta në shtrat.

Gjithashtu, mos harroni të zgjidhni edhe jastëkun! Dyshek

Sa më shumë që mund të simuloni mënyrën si flini kur të shkoni në shtëpi. Aq më shumë ka gjasa të zgjidhni atë që është i duhuri.

Kur duhet ta zëvendësoni dyshekun e vjetër?

Produktet e sotme janë bërë për të kaluar një jetë, por, ndoshta, ju nuk do të keni dëshirë për t’i mbajtur për një kohë të gjatë.

Trupat tanë ndryshojnë me kalimin e kohës, kështu që. Dysheku në të cilin dikur flinit mirë, nuk mund të ofrojë të njëjtën rehati gjatë viteve.

Ata gjithashtu, mbledhin merimangat e pluhurit, kërpudhat dhe mikrobet të tjera. Që mund të përkeqësojnë alergjinë dhe të ndikojnë në gjumin tuaj.

Pas 10 ose 15 vjetësh, është koha për të menduar për blerjen e një modeli të ri.

Artikuj të tjerë