Rreth nesh

Alfred Qerrushi - CEO

Përshëndetje vizitorë të ERO MOBILERI.

Unë jam Alfred Qerrushi i lindur në 29 Shtator 1987, pronar i Ero Mobileri dhe i 3 bizneseve të tjera të suksesshme.

Pas 13 vitesh në emigrim u riktheva në vendlindje me misionin për të investuar në zhvillimin e vendit tim.
Që nga ajo ditë unë bashkë me stafin tim jemi të përkushtuar drejt shërbimit ndaj klientëve tanë duke bërë maksimumin që çdokush që na zgjedh ne të ndahet i kënaqur si me produktin ashtu edhe me shërbimin.

Tek ERO MOBILERI ne punojmë me modelet më të reja që sjell tregu, gjithashtu, me mjetet e teknologjisë së fundit ne mundohemi të realizojmë çdo ide që ju keni për shtëpinë ose biznesin tuaj.

Dua të falenderoj të gjithëve ju që keni zgjedhur mobilerinë tonë për të realizuar projektin tuaj.

Mobileri Ero ka filluar nga dëshira dhe përkushtimi i madh që ne kemi për të plotësuar çdo kërkesë të klientëve tanë dhe me plot krenari ju themi që për kaq pak kohë ne kemi mobiluar me qindra ambiente të ndryshme si
Restorante, bare , hotele, zyrat e pallateve më të mëdha në vend.

Çdo ëndërr e juaja realizohet sepse ne punojmë me modelet më të reja që sjell tregu, gjithashtu , me Mjetet e teknologjisë së fundit që ne punojmë, mund të realizojmë çdo mobilje sipas dëshirës dhe modelit që ju dëshironi.

Showroomi Ynë

Misioni ynë është të plotësojmë nevojat e klientit me çdo arredim, dizenjim për çfarëdo lloj hapësire:

Restorante, bare , hotele, apartamente, zyra, etj.